Gruaja dhe fëmijët e kampionit të Formula 1 po shpresojnë për një mrekulli, pasi kanë parë shenja se Michael Schumacher po përpiqet të komunikojë me ta.
Mediat gjermane citojnë një mik të familjes, i cili ka thënë se piloti “po përpiqet të dëgojë sinjale nga bota e tij e izoluar”, në shtëpinë e familjes në Gjenevë, zvicër.
Schumacher u rrëzua dhe përplasi kokën në Alpet Frnaceze në dhjetor të vitit 2013. Që prej asaj kohe, ai nuk arrin as të flaës dhe as të lëvizë.
Një burim i pakonfirmuar i ka thënë revistës gjermane “Brunte” se trupi i tonifikuar i Schumacher-it e ka ndihmuar në rrethanat në të cilat ai ndodhet.
“Korina dhe dë fëmijët shpresojnë se do të ndodhë një mrekulli”, tha burimi.
Shtatë herë kampion i botës, Schumacher u vendos në koma të induktuar për gjashtë muaj pas aksidentit në Alpet Franceze.
Mjekët e operuan për të hequr mpiksjet e gjakut në trurin e tij, por jot ë gjitha, pasi disa ndodheshin në zona të thella.
Doktorët e përshkruan gjendjen e tij si ekstremisht serioze pas shtrimit në spitalin Grenoble, ku ai iu nënshtrua dy operacioneve që i shpëtuan jetën.
Schumacher nuk lëviz dhe nuk flet. Për të përkujdeset një staf prej 15 personash në shtëpinë e tij në Zvicër.
Në dhjetor të vitit të kaluar, menaxherja e tij, Sabine Kehm, e shpjegoi vendimin e familjes për të qenë të rezervuar për lajmet mbi shëndetin e tij, duke theksuar se “gjendja shëndetësore e tij nuk është çështje që prek publikun”.



