
Aktualiteti po demostron hapat galopantë të futbollit kanadez drejt progresit dhe përfaqësuesi më ideal është lojtari i Bayern Munchen Alphonso Davies . Megjithatë futbolli është i paparashikueshëm dhe gjithçka mund të ndryshojë pa e menduar .
Këtë fakt e ka konfirmuar sulmuesi i Lilles Jonathan David i cili është duke lënë gjurmë dhe gjatë kohës ka akumuluar pretendentë si Paris St Germain dhe Bayern Munchen .
Bavarezët prej kohësh janë fokusuar maksimalisht tek gjetja e një zëvëndësuesi për Robert Lewandovskin dhe emri i 21 vjeçarit po qarkullon si një alternativë e mundshme për gjerrmanët.
Traineri Julian Nagelsmann ka mbetur i shokuar nga performanca e tij tek kampionët në fuqi të Ligue 1 të cilët janë shumë të favorizuar me prezencën e golashënuesit në çdo takim . Nëse i referohemi Lilles , interesi i rekordmenëve të Bundesligës tingëllon si një mundësi ideale për fuqizimin e arkave dhe krijimit të mundësive në merkato për të vijuar në të njëjtin ritëm sepse kanë peshën e fitimit të kampionatit mbi supe .
Patjetër që nëse merret parasysh historia e Bayern Munchen , për çdo lojtar që ka filluar hedhjen e hapave drejt suksesit është një shans ideal për tu përmirësuar .
Objektivi i Jonathan David ka qenë i qartë që në krye të herës kur ishte pjesë e belgëve të Genkut i cili lidhej me aktivizimin në një skuadër të elitës dhe tashmë momenti për të bërë kapërcimin e ëndërruar duket se ka ardhur .
9 gola në 18 ndeshjet e deritanishme me ‘’ Les Dogues ‘’ janë statistika tepër bindëse dhe merkatoja e janarit pritet që të japë një verdikt më të qartë në lidhje me të ardhmen e kanadezit .



