Max Verstappen, vazhdon sukseset në Formula 1. Pas Monacos, piloti holandez i Red Bull, ka fituar këtë të diel, edhe Çmimin e Madh të Spanjës.
Verstappen nuk e diskutoi vendin e parë për asnjë moment, teksa e ruajti nga fillimi deri në fund, duke udhëhequr garën.
Garë e mirë edhe për dy makinat Mercedes, me Lewis Hamilton që u rendit në vendin e dytë, ndërsa George Russell i treti.
Ky i fundit u ngjit me plot 12 pozicione, ndërsa Perez i vendit të katërt, u ngjit me 11 vende, nga starti i garës. Carlos Sainz e mbylli garën në vendin e pestë, ndërsa Charles Leclerc doli pa pikë duke e mbyllur Çmimin e Madh të Spanjës në vendin e 12-të.
Pas kësaj fundjave, Verstappen shkëputet edhe më shumë në krye të kampionatit me 144 pikë ndërsa ndiqet nga Sergio Perez me 105 pikë.



