Sfidë gjigantësh për Matthijs de Ligt

Sfidë gjigantësh për Matthijs de Ligt

E ardhmja e Matthijs de Ligt tek Bayern Muncheni është vështirësuar ndjeshëm në sezonin aktual. Tekniku Thomas Tuchel e ka preferuar si zgjedhje të dytë dhe sipas L’ Equipe, drejtuesit e gjermanëve e kanë vendosur në listën e largimeve gjatë merkatos së verës.

Mirëpo, pretendentët nuk mungojnë për ishi-n e Juventusit, i cili numëron 1533 minuta lojë të përmbledhura në 24 sfida gjatë sezonit aktual.

 

Drupal Ad

 

Ky fakt evidenton se duke filluar nga 1 korriku, datë kur zyrtarisht starton merkatoja e verës, 24 vjeçari mund të shëndërrohet në një ndër protagonistët e kësaj periudhe.

Potenciali i hollandezit nuk ka nevojë për koment, për të cilin Paris St Germain, Manchester United dhe Barcelona do të zhvillojnë një luftë shumë të ashpër. Në aspektin ekonomik natyrisht që ‘’ Les Pariziens ‘’ dhe ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ janë një hap më përpara por s’duhen nënvlerësuar ‘’ Blaugranët ‘’, të cilët në shumë raste janë preferuar nga lojtarë të këtij niveli. Sezoni i sapopërfunduar është i dyti në ‘’ Allianz Arena ‘’, i shoqëruar me 2 gola dhe 1 asist në 30 sfida.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy