Dybala, afër kalimit tek Al Qadsiah

Dybala, afër kalimit tek Al Qadsiah

Ofertat tunduese në drejtimin të Paulo Dybalas në kohët e fundit duket se e kanë bindur.

Sulmuesi thuhet se është afër kalimit tek Al Qadisiah, një ekip i cili performon në ligën e Arabine Saudite.

Thuhet se për 30 vjeçarin drejtuesit e tij janë ofruar për të paguar 12 milionë eurot, shifër e cila i korrespondon klauzolës për prishjen e kontratës.

Argjentinasi do të firmosë deri në 30 qershorin e 2027-tës dhe do të përfitojë 15 milionë euro në sezon.

Në të kaluarën kampioni i Botërorit të Katarit me ‘’ Albicelestët ‘’ la gjurmë tek Juventusi dhe tek Roma, i cili ndër vite është konsideruar në një rrezik të vazhdueshëm për mbrojtjet kundërshtare.

Ndërkohë, drejtuesit e ‘’ Verdhekuqve ‘’ janë përgatitur për largimin e golashënuesit nga ‘’ Olimpico ‘’ pas dy sezoneve.

Zyrtarizimi parashikohet se është çështje ditësh dhe kampionati në fjalë do të furnizohet me një tjetër lojtar, i cili impresionoi prej vitesh me rradhë në Serinë A, fillimisht tek Palermo, tek ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ dhe në fund tek ekipi nga kryeqyteti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy