
Andrea Pirlo mund t’i japë fund papunësisë dhe pritet të rikthehet në stolin e një skuadre. Tekniku italian sezonin e kaluar ishte në drejtimin e Juventusit, por u shkarkua në fund të kampionatit.
Sipas asaj që raporton “Calciomercato”, Pirlon shumë shpejt mund ta shikojmë në stolin e Benfica. Presidenti i këtyre të fundit, Rui Costa e pëlqen Pirlon shumë si trajner dhe për këtë arsye e ka në krye të listës, për t’i besuar drejtimin e skuadrës.
Në ditët e ardhshme pritet të ketë bisedime mes palëve, ku do të vendoset përfundimisht për trajnerin.



