Barcelona insiston për rinovimin me Dembele

Barcelona insiston për rinovimin me Dembele

Rinovimi me Ousmane Dembele konsiderohet një ndër prioritetet e Barcelonës në merkaton e verës duke patur parasysh se disa ekipe të njohur në kontinentin e vjetër kanë shfaqur interes për francezin.

Rendimenti i shkëlqyer i sulmuesit rezultoi një kontribut për spanjollët të cilët triumfuan në Superkupën e Spanjës dhe Primera Division dhe tashmë drejtuesit kanë filluar negociatat me agjentin e ishi-t të Borussia Dortmundit për ta finalizuar këtë çështje sa më shpejt të jetë e mundur .

Gjithsesi s’duhet shmangur as mundësia e largimit të 26 vjeçarit dhe nëse do të jetë kështu , Barcelona do të përfitonte ndjeshëm në aspektin ekonomik, qëllimi i të cilës është rikuperimi i  investimit prej 130 milionë eurosh të realizuar  në verën e 2017-tës.

Por megjithatë problemi i vetëm i ‘’ Los Cules ‘’ është se vlera aktuale e kartonit të Osumane Dembeles arrin 50 milionë eurot, fakt i cili natyrisht i detyron drejtuesit të rinovojnë me yllin nga Vermon, lojtar që në këtë sezon ka treguar se është një ndër më të mirët e trainerit Xavi Hernandez.

8 gola dhe 7 asiste në 33 sfida të shoqëruara me një rendiment për tu patur zili, kanë dhënë për të kuptuar se Barcelona duhet ti vërë pikën sa më parë kësaj historie, skuadër e cila në sezonin vijues do të tentojë përsëri protagonizmin në çdo kompeticion dhe të shtojë tituj të tjerë në vitrinën e saj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy