Milan  i hedh sytë tek Real Madridi

Milan i hedh sytë tek Real Madridi

Përpjekjet e pandalura të Milanit  në funksion të fuqizimit  e kanë shtuar intensitetin në javët e fundit  . Italianët po e shfrytëzojnë çdo ditë në maksimum për të transferuar në ‘’San Siro‘’ lojtarët që do t'u shërbejnë skemave të Stefano Piolit për sezonin e ardhshëm.   

Real Madridi  është ndalesa e rradhës për Milanin , skuadër që pas  tentativave për Luka Modric , Jovic , Dani Ceballos  dhe Brahim Diaz ka shënjestruar edhe  Isco Alarcon dhe Alvaro Odriozola . 

Përmirësimi i krahut të djathtë të mbrojtjes dhe qendra e mesfushës mbeten dy  ndër objektivat e  Stefano Piolit  i cili sipas Calciomercatos i ka bërë me dije drejtuesve  se prezenca e këtyre komponentëve konsiderohet shumë e vlefshme dhe traineri italian kërkon ti paraprijë situatave të vështira të cilat e kanë pezulluar Milanin në të kaluarën .

Rikthimi i  Carlo Ancelottit në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ pa dyshim hapi një dritare shprese  për ‘’ Galaktikët ‘’ tek të cilët kanë filluar spastrimet  . 

I vetmi dyshim për ‘’ Los Merengues ‘’ mbetet se nëse për  Alvaro Odriozola dhe  Isco Alarcon do të aplikohet formula e huazimit me opsionin e blerjes së detyrueshme apo largimi përfundimtar nga një ndër klubet më të famshëm të planetit . Me rikthimin në Champions League  detyrimet  e tyre  janë shtuar dhe në Milano shpresohet se aksionet e ndërmarra do t’ia lehtësojnë rrugën në sezonin vijues  .

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy