
Superiorja luajti javën e 16-të, ku nuk munguan rezultatet surprizë, por me ndryshime të vogla në tabelën e renditjes.
Egnatia vazhdon të kryesojë e vetme me 34 pikë, 3 më shumë se Partizani ndjekës. Tirana në vendin e tretë me 23 pikë, e ndjekur nga Skënderbeu me 22 pikë.
Vllaznia ngjitet në vendin e pestë me 20 pikë dhe zbret Dinamon në vendin e gjashtë me 19 pikë. Renditja vijon me Laçin, Erzenin e Kukësin me nga 17 pikë dhe e fundit Teuta me 16 pikë.



