Turneu ndërkombëtar në Shqipëri, Palini: Objektivi është të rrisim sportin e padelit

Turneu ndërkombëtar në Shqipëri, Palini: Objektivi është të rrisim sportin e padelit

Nga data 10 maj deri më 14 maj, në Tiranë do të mbahet një turne ndërkombëtar, për sportin e padelit.

Në lidhje me këtë, në emisionin “SportZone” në MCN TV, foli përfaqësuesi i “Albania Pedal Group”, Alesandro Palini.

Sipas tij, në këtë turne do të marrin pjesë 32 skuadra nga vende të ndryshme të Europës, ku nuk mungon Shqipëria dhe Kosova.

Palini deklaroi se objektivi në këtë turne, është rritja e sportit të padelit në Shqipëri.

Nga data 10-14 maj, kemi arritur të sjellim në Tiranë turneun ndërkombëtar të padelit. Do sjellim këtu, 32 skuadra ndërkombëtare, që do të vijnë këtu për të arritur suksesin si kampion.

Janë më shumë se 64 sportistë që do të marrin pjesë. Do jetë një event i rëndësishëm. Do të jetë vetëm një kategori, nuk do të jetë e ndarë në disa mosha. Gjithmonë nëse janë të kualifikuara dhe me koeficientin ndërkombëtar. Niveli është rritur shumë.

Objektivi ynë është për rritjen e sportin e padelit në Shqipëri. Do të jenë edhe dy sportistë nga Shqipëria. Do i japim mundësinë Shqipërisë dhe Kosovës, të jenë në një event të tillë.

Deri tani janë regjistruar skuadra nga vende të ndryshme të Europës. Janë 7 milionë praktikantë të padelit në të gjithë botën dhe vendodhjen e kanë në Spanjë. Më shumë se 800 anëtarë janë në Shqipëri me këtë sport që e frekuentojnë.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy