Juventus drejt rinovimit me Cuadradon

Juventus drejt rinovimit me Cuadradon

  Kolumbiani Juan Cuadrado është ndër lojtarët që finalizon kontratën me Juventusin në 30 qershorin e 2022-shit dhe rinovimi i  kontratës me kolumbianin konsiderohet një ndër prioritetet e ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’.  Që prej kalimit në  Torino 33 vjeçari është bërë zot i krahut të djathtë të mesfushës  duke u shëndërruar në alternativën e parë të Massimiliano Allegrit në çdo takim .

Ylli i ‘’ Los Cafeteros ‘’ është një lojtar që garanton shumë  dhe mund të aktivizohet në çdo pozicion duke i dhënë opsione të vlefshme strategut Italian të cilat  ia bëjnë punën më të lehtë juventinëve . Objektivi kryesor i bardhezinjve është rifitimi i terrenit të humbur , së pari në  Itali e më pas në Champions League ku aspirojnë domosdoshmërisht të shtojnë trofeun e tretë në vitrinën tejet të pasur .

Parashikimet flasin për një shtrëngim duarsh ndërmjet palëve sepse janë të të njëjtit mendim dhe i ka ngelur pezull fitimi për herë të tretë i kompeticionit më të rëndësishëm në Europë pasi në Itali ja kanë marrë dorën trofeve dhe njëkohësisht janë rekordmenë absolutë me 9 tituj rradhazi . 

Këtij kapitulli shumë të rëndësishëm për vijimësinë besohet se do ti vihet vula në javët vijuese sepse bashkjetesa konsiderohet e shkëlqyer dhe është normale që të shoqërohet me fundin e lumtur . 

Deri më tani , duke iu referuar këtij sezoni, mesfushori nga Antioquia  ka shënuar 2 herë dhe ka kontribuar me 1 asist në 13 takime në rrugëtimin e këtij Juventusi që i duhet me patjetër të rikthejë buzëqeshjen në Torino dhe të ulë shpejt nga froni zikaltërit e Interit dhe gjithashtu të shtojë agresivitetin në Champions League sepse nuk shijon trofe që nga viti i largët i 1996-tës .

 


 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy