Dede: Laçi pragmatist, fitorja t’i dedikohet Dajsinanit për pritjet që bëri

Dede: Laçi pragmatist, fitorja t’i dedikohet Dajsinanit për pritjet që bëri

Duke analizuar ndeshjes mes Laçit dhe Vllaznisë, e cila u fitua nga kurbinasit 1-0, trajneri Nevil Dede, u shpreh se kurbinasit u treguan pragmatistë, duke shfrytëzuar Mazrekajn dhe Guindo.

Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Dede, deklaroi se Vllaznia luajti mirë, por gjetën përballë një portier si Dajsinani, të cilit sipas tij duhet t’i dedikohen 3 pikët, për pritjet e shumta që bëri.

“Laçi-Vllaznia ishte një ndeshje shumë e bukur. Të dyja skuadrat mund ta fitonin ndeshjen. Laçi u tregua pragmatist, duke tentuar të shfrytëzonin Mazrekajn. Laçi në gjykimin tim, në fragmente, është shumë e rrezikshme si skuadër. Është një ekip, ku treshja e mesfushës, vrapon shumë. Mbrojtësit e krahut nuk i punuan mirë. Megjithatë në fund fare, 3 pikët sot duhet t’ia dedikojnë portierit Dajsinani. Portieri e mbajti në lojë në momente të caktuara.

Vllaznia bëri shumë. Mesfushorët dhe mbrojtësit e krahut bënë shumë mirë. Latifi punoi mirë. Besoj se Aralica mund t’i bënte më shumë dëm Laçit. Ai shfaqet më shumë përpara portës. Da Silva nuk ishte në ditët e tij.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy