
Sergio Ramos është lojtari më i ri i Paris Saint German. Klubi francez ka zyrtarizuar marrëveshjen me mbrojtësin spanjoll, i cili do të mbajë të veshur fanellën me numrin 4.
Ramos ka firmosur kontratë 2-vjeçare me PSG-në dhe tashmë përgatitet për një aventurë të re. Kujtojmë se mbrojtësi u largua nga Real Madrid pas 16 viteve, teksa mbante veshur fanellën e madrilenëve nga viti 2005.
Shkak për largimin e lojtarit nga Reali u bënë mosmarrëveshjet për kontratën e re, me palët që në fund vendosën të mbyllnin bashkëpunimin.



