Afrimi i parë në merkato, Kukësi zyrtarizon mbrojtësin nga Kosova

Afrimi i parë në merkato, Kukësi zyrtarizon mbrojtësin nga Kosova

Blerim Sahitaj, është afrimi i parë i Kukësit në këtë merkato vere. Vetë klubi verilindor, nëpërmjet një komunikate në faqen zyrtare, ka bërë të ditur firmën me 23-vjeçarin. Mbrojtësi ka firmosur me skuadrën e Kukësit për dy sezone dhe menjëherë është vënë nën urdhrat e trajnerit Rrahman Hallaci. Sahitaj vjen nga Kosova, aty ku në sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës Liria e Prizrenit. “Kukësi njofton se mbrojtësi Blerim Sahitaj është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 23-vjeçar ka firmosur ditën e sotme me klubin tonë një kontratë për 2 sezone , duke u bërë futbollisti më i ri në skuadër. 23 vjeçari, i lindur në Prizren vjen te Kukësi nga kampionati Kosovar ku së fundmi ka qenë pjesë e KF Liria Prizren . Klubi i Kukësit i uron mirëseardhje futbollistit Blerim Sahitaj dhe shumë suksese me fanellën e skuadrës sonë.”, shkruan Kukësi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy