
Barcelona nuk ka shkuar më shumë se barazimi pa gola, në ndeshjen e parë në La Liga, ndaj Rayo Vallecano.
Pavarësisht rasteve të shumta, katalanasit nuk ia dolën dot të shënojnë, duke e nisur kështu kampionatin me barazim. Në ndeshjet e tjera të La Liga, Celta Vigo barazoi 2-2 me Espanyol, ndërsa Villarreal triumfoi 0-3 ndaj Valladolid.
Në Francë, PSG mposhti pa shumë vështirësi Montpellier, duke fituar 5-2, në një ndeshje pa shumë histori.
Surprizat nuk munguan në Gjermani, aty ku Leverkusen u mposht 1-2 nga Augsburg. E veçanta në ndeshjet e Bundesligë, ishte se në 6 ndeshje, 4 u mbyllën në barazim, ku tre prej tyre ishin me rezultatin 2-2.



