
Mungesa e minutave tek Chelsea , e ka shëndërruar në objektivin e disa klubeve të elitës Trevor Chalobah.
Pas Interit dhe Bayern Munchen, Manchester United do të tentojë ta transferojë mbrojtësin në ‘’ Old Trafford ‘’ duke patur parasysh rivalitetin e ashpër me pretendentët.
24 vjeçari natyrisht synon aktivizimin në çdo sfidë dhe deri më tani tek ‘’ Blutë e Londrës ‘’ ka mbetur në prapavijë.
Në rastin e ‘’ Djajëve të Kuq ‘’, traineri Erik Ten Hag kërkon medoemos ti rikthejë tek titujt dhe humbja e terrenit ndër vite sigurisht është një sinjal alarmi se duhet të shtohen përpjekjet për ta përforcuar çdo repart.
Interesi i zikaltërve dhe bavarezëve ndoshta mund të rezultojë një vështirësi për 20 herë kampionët e Premier Leagues në lidhje me arritjen e akordit, por gjithsesi mbeten kandidatë potencialë , të mbështetur edhe nga fakti se janë një ndër klubet më të pasur në botë.
Gjatë këtij sezoni, lojtari i lindur në Sierra Leone ende nuk është aktivizuar nga traineri Mauricio Pochettino, e ardhmja e të cilit mund të ndryshojë shumë shpejt.



