Barcelona, nis bisedimet për Natan

Barcelona, nis bisedimet për Natan

 Pas dy sezoneve mjaft premtuese tek Real Betisi Natan është përfshirë në listën e Hansi Flickut.

Gjermanin e presin sfida tek Barcelona i cili fillimisht duhet të përforcojë prapavijën, repart me shumë ulje-ngritje në kohët e fundit. 

Lajmin e ka konfirmuar Andre Cury, agjenti i ishi-t të Napolit. 

Numri një i stolit të ‘’ Blaugranëve ‘’ ka momentalisht në dispozicion Pau Cubarsi, Andreas Christensen, Gerard Martin dhe Eric Garcia por sigurisht i duhen të tjerë elementë për të qenë të kompletuar. 

25 vjeçari e përfundon kontratën me ‘’ Los Verdiblancos ‘’ në 30 qershorin e 2030-tës dhe vlera e kartonit i arrin 25 milionë eurot. 

Mirëpo presidenti Angel Haro synon rreth 35 milionë euro për ti dhënë shansin trainerit Manuel Pellegrinit të bëjë zgjedhjet në kohën e mbetur të merkatos. 

Për më tepër edhe Aymeric Laporte dhe Cristian Romero janë dy opsione që mund ti vijnë në ndihmë ‘’ Los Cules ‘’, të padiskutueshëm si tek ekipet dhe kombëtaret e tyre. 

Do të jetë paksa e vështirë për Joan Laportan që të negociojë duke patur parasysh rëndësinë e amerikano-jugorit tek Real Betisi, një ekip rregullisht pjesëmarrës edhe në Europë në vitet e fundit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy