Napoli, gjen sulmues tek Psv Eindhoven

Napoli, gjen sulmues tek Psv Eindhoven

Një ndër prioritetet e Antonio Contes për merkaton verore sigurisht vijon të jetë përforcimi i metrave të fundit.

 Traineri italian e dëshmoi edhe njëherë kapacitetin në sezonin e shkuar, i cili fitoi Scudetton me ‘’ Il Partenopei ‘’.

 Kjo fazë është shumë e rëndësishme për të vijuar në të njëjtën linjë dhe së fundmi krerët e italianëve kanë arritur një marrëveshje. 

Noa Lang është transferuar nga Psv Eindhoveni në ‘’ Diego Armando Maradona ‘’ për shifrën e 28 milionë eurove, e konsiderueshme por njëkohësisht e justifikuar nga paraqitjet e tij. 

Ish traineri i Chelseat njihet për kokëfortësinë dhe faktin e të qënit kompetitiv dhe jo më kot ka arritur në këtë stad në karrierë. 

Megjithatë, 55 vjeçarin e presin sfida të ashpra në të ardhmen dhe transferimet cilësore mbeten një domosdoshmëri. 

Në rastin konkret, Noa Lang shquhet si një element me cilësi shumë të mira teknike, i aftë për të bërë diferencën në zona të ngushta dhe besohet se do të adaptohet pa probleme në 3-5-2 shin e Antonio Contes. 

Flitet se 26 vjeçari do të qëndrojë për disa sezone tek Napoli dhe rroga e tij do ti arrijë 3 milionë eurot në sezon.

 Por, pavarësisht suksesit në Itali gjigandët e saj do të kërkojnë ta shtrijnë protagonizmin edhe në Europë dhe me një trainer të këtij niveli në stol gjithçka është e mundur. 

Presioni do të jetë shumë i madh dhe strategu italian është tejet kërkues, i cili e ka mbështetjen e padiskutueshme të presidentit Aurelio Di Laurentis dhe stafit drejtues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy