Shënoi në La Liga, Muriqi: Penallti e turpshme, nuk e merituam humbjen

Shënoi në La Liga, Muriqi: Penallti e turpshme, nuk e merituam humbjen

Vedat Muriqi vazhdon të shkëlqejë në Spanjë, aty ku aktivizohet me skuadrën e Mallorca.

Sulmuesi i Kosovës, ka gjetur sërish rrugën e rrjetës ditën e djeshme. 27-vjeçari ishte autori i golit të vetëm të Mallorca, në humbjen 2-1 ndaj Betis.

Pas përfundimit të ndeshjes, ai deklaroi se skuadra e tij nuk e meritoi humbjen, ndërsa shtoi se penalltia për vendasit ishte e turpshme.

“Nuk e kemi merituar humbjen në këtë përballje. Kemi mundur të marrim një pikë ndaj një rivali të vështirë si Betisi. Penalltia ishte e turpshme dhe nuk mendoj se duhej të akordohej, por ne duhet të vazhdojmë të luftojmë. Jam i lumtur me golin por dua që ai të shërbejë për të fituar pikë”, u shpreh Muriqi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy