
Ditën e sotme, u zhvillua miqësorja e dytë mes Shqipërisë U-16 dhe Malit të Zi U-16, por këtë herë ndeshja u luajt në Shkodër.
Kuqezinjtë e drejtuar nga tekniku Agron Kërçova, ndryshe nga takimi i parë ku fituan me rezultatin 1-0, sot u mundën nga fqinjët malazezë me shifrat 2-0.
Miqtë kaluan në avantazh, që në minutën e pestë të takimit me Luka Kruscic. Goli i epërsisë demoralizoi kuqezinjtë, pavarësisht se krijuan disa raste për mjaft të mira për të shënuar.
Në minutën e 65-të, malazezët dyfishojnë shifrat dhe vulosin rezultatin. Pavarësisht përpjekjeve të kuqezinjve për të ndryshuar rezultatin, fqinjët arrijnë ta menaxhojnë mjaft mirë këtë takim, duke e fituar ndeshjen me rezultatin final 2-0.



