
Manchester United vijon me këmbngulje rrugën drejt përmirësimit. Një ndër objektivat që kanë shkaktuar më tepër impakt në ‘’ Old Trafford ‘’ është Harry Kane . Historia e ‘’ The Red Devilsave ‘’ me golashënuesin e Tottenham Hotspurit i ka fillesat shumë kohë më përpara por rezistenca e londinezëve nuk ia ka plotësuar dëshirën 20 herë kampionëve të Premier Leagues . Situata e krijuar tek ‘’ Gjelat e Londrës ‘’ nuk e ka lënë mjaftueshëm të kënaqur 27 vjeçarin që kërkon prej shumë sezonesh fitimin e trofeve .
Mundësitë e shumta të shpërdoruara nga ‘’ The Whites ‘’ kanë krijuar pikpyetje për ‘’ The Hurricane ‘’ për vazhdimin e eksperiencës në ‘’ White Hart Lane ‘’ dhe për zgjidhjen e kësaj çështje ka menduar Manchester United. Sipas tabloidit ‘’ The Sun ‘’ këta të fundit kanë ofruar 90 milionë stërlina që përkthehen në 105 milionë euro . Me të marrë këtë lajm presidenti Daniel Levy nuk ka reaguar sepse dëshiron që Harry Kane të qëndrojë tek Tottenhami por i takon shtatlartit britanik të vendosë se çfarë rruge do të ndjekë .
Të gjithë skenarët tregojnë se në rast se vendimi i perlës së ‘’ Tre Luanëve ‘’ do të jetë ai i largimit nga Londra manjati anglez do të detyrohet ta konfirmojë edhe pse te gjithë brenda klubit janë të vetëdijshëm për rëndësinë e tij. Rikthimi tek kjo pistë është një frymëmarrje për trainerin Ole Gunnar Solskjaer që kërkon me këmbngulje ta ndryshojë funksionimin e repartit të avancuar me një transferimi bombastik të kësaj natyre . Statistikat prej 31 golash dhe 16 asistesh në 45 ndeshjet me Tottenham Hotspurin e klasifikojnë ndër lojtarët më produktivë të Europës .
Per shërbimet e tij nuk mbetet mbrapa as Real Madridi që e synon prej kohësh , por Manchester United mbetet kërcënimi numër një për ‘’ Galaktikët ‘’ në këtë luftë .



