
Ndeshja mes Hungarisë dhe Portugalisë në Europian do të luhet me stadiumin plot me tifozë, si asnjë ndeshje tjetër në fazën e grupeve të këtij kompeticioni. Në Hungari masat ndaj COVID-19, nuk janë shumë të ashpra dhe për këtë arsye është vendosur që ndeshja të luhet me kapacitet të plotë tifozësh. Sfida është planifikuar të luhet në stadiumin “Puskas Arena” më 15 qershor.
Kapaciteti i stadiumit është 61 mijë vende dhe pritet që në ndeshjen e parë të Hungarisë dhe Portugalisë të jetë plot, si asnjë stadium tjetër gjatë fazës së grupeve. Për sa i përket ndeshjeve në shtetet e tjera, në Azerbajxhan në Baku do të lejohet 50% e stadiumit me tifozë, në Sevilla dhe Glasgow 30%, ndërsa në Romë dhe Londër do jetë 25% e kapacitetit të stadiumit.
Kujtojmë se Europiani do të startojë të premten e 11 qershorit, me ndeshjen mes Turqisë dhe Italisë, e planifikuar për t’u luajtur në “Olimpico” të Romës.



