Trajneri i Skënderbeut, Ivan Gvozdenovic foli për MCN TV, pas humbjes së thellë me rezultatin 5-0 ndaj Vllaznisë.
Gvozdenovic deklaroi se skuadra pësoi katër gola për gabime elementare.
Sot nuk ishim mirë, ishim shumë dobët. Katër gola, ishim për gabime elementare. Vllaznisë i uroj komplimente, e merituan sot dhe shumë suksese.
Shumë skuadra nuk kanë vazhdimësi. Goli erdhi pas një gabimi. Nuk e kuptoj fare si ka mundësi të ndodhë ashtu?! Jemi për kritika dhe ky është futbolli.



