Bekim Rexhepi nuk është më lojtar i Partizani. Klubi i kuq, ka njoftuar në faqen zyrtare, mbylljen e bashkëpunimit me portierin. Rexhepi ishte titullar në sezonin e fundit me Partizanin, që kulmoi edhe me fitimin e titullit kampion. Megjithatë pas afrimit të Pano Qirkos, që shihet si titullari i parë për portën e të kuqve, Rexhepi ka vendosur të largohet, pasi nuk pranon stolin. “Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Bekim Rexhepin. Portieri dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes tyre. Klubi falënderon Bekim Rexhepin për kontributin e dhënë në fitimin e titullit të 17-të kampion, duke i ururar njëkohësisht shumë suksese në vazhdim të karrierës së e tij. Kënaqësi që ishe pjesë e familjes tonë të madhe Partizani.”, shkruan Partizani.



