
Shqipëria do të luajë një ndeshje vendimtare ndaj Çekisë, këtë mbrëmje, e vlefshme për kualifikueset e Europianit.
Në lidhje me këtë, foli edhe gazetari i MCN TV, Andon Kello, i ndodhur pranë ambienteve të stadiumit “Air Albania”.
Kello deklaroi se çmimi i biletave në tregun e zi, shkonte nga 200 deri në 500 euro.
Jemi interesuar për biletat e tregut të zi. Ka pasur tifozë që i kanë siguruar biletat në kohë. Ka edhe tifozë të tjerë, që kanë shfaqur pakënaqësi edhe pse kanë marrë bileta në tregun e zi. Shumë tifozë kanë marrë bileta në tregun e zi, me çmime nga 200 deri në 500 euro.
Për MCN, folën edhe disa tifozë të ardhur nga Zvicra, për të mbështetur kuqezinjtë.
Unë jam nga Struga dhe jetoj në Zvicër. Quhem Migjen. Jemi gjithmonë në mbështetje të Kombëtrares. Janë ndjenja që nuk përshkruhen. Ne kemi mbërritur sot dhe largohemi nesër. Nuk kemi pasur probleme për biletat, i kemi marrë thjeshtë.



