
Këtë fundjavë u luajt xhiro e 10-të në Kategorinë e Dytë, në të dyja grupet A dhe B.
Në grupin A, Luzi 2008 vazhdon të shkëlqejë, teksa mposhti minimalisht në transfertë Adën. Gramshi i vendit të dytë triumfoi në shtëpi 2-0 ndaj Orikut, duke i lënë këta të fundit pas në renditje.
Një ndeshje me të vërtetë spektakolare ishte ajo mes Elbasanit dhe Shënkollit, që u mbyll me fitoren e këtyre të fundit me rezultatin 5-4.
Në grupin B, Flamurtari kryesues vazhdon të fitojë, teksa së fundmi mposhti 2-0 Sopotin. Edhe Labëria vazhdon serinë e rezultateve pozitive, pasi shkatërroi me shifrat 6-0 Këlcyrën. Të gjitha ndeshjet e tjera u mbyllën me rezultatin 1-1.
GRUPI A
Iliria-K.F Murlani 0-2
KF Gramshi-Oriku 2-0
KSSH Veleçiku-Bulqiza 2-0
KF Ada- Luzi 2008 0-1
FC Internacional-KF Klosi 1-4
Shënkolli-FK Elbasani 5-4
GRUPI B
A.F Luftëtari-KF Devolli 1-1
SHS Albpetrol-FK Tepelena 1-1
KF Naftëtari-SHS Përmeti 1-1
Labëria Fc-FK Këlcyra 6-0
FK Memaliaj-FC Gramozi 1-1
Flamurtari-Sopoti 2-0



