Kelvin Edo Dosseh është largimi i radhës nga Skënderbeu. Mbrojtësi është transferuar te skuadra tjetër e Kategorisë së Parë, Tërbuni.
Këta të fundit kanë njoftuar firmën me lojtarin, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Gjithashtu Tërbuni njofton edhe afrimin e dy lojtarëve të tjerë. Bëhet fjalë për portierin Marvin Kodra, i cili vjen nga Luzi dhe mbrojtësi Silva nga Burreli.
Tërbuni mban vendin e 6-të në renditje me 19 pikë dhe shpreson te ngjitja në Superiore për sezonin tjetër.



