Manchester United insiston për Kane

Manchester United insiston për Kane

Pas Bayern Munchen , Manchester United është përfshirë në garë për të transferuar njëherë e mirë Harry Kanen në ‘’ Old Trafford ‘’ .

Prej shumë vitesh vijon të përflitet se e ardhmja e ‘’ Uraganit ‘’ do të jetë larg Tottenham Hostpurit dhe ‘’ The Red Devilsat ‘’ do të tentojnë edhe njëherë për golashënuesin britanik gjatë verës.

Në të kaluarën 29 vjeçari u tentua edhe nga Manchester City por mbërritja e Erling Haaland në ‘’ Etihad Stadium ‘’ i përmbushi pritshmëritë e  Pep Guardiolas , sulmues i cili ia ka rikthyer buzëqeshjen spanjollit.

Edhe pse në metrat e fundit Erik Ten Hag ka në dispozicion Rashford , Martial , Antony, Weghorst, ishi i Ajax Amsterdamit vijon ti qëndrojë besnik idesë se Manchester United i nevojitet një sulmues si Harry Kane, për të rifituar terrenin e humbur ndër vite , në Premier League dhe Champions League.

Një fakt shumë i rëndësishëm i cili ia vlen të përmendet është se londinezi gjithmonë e ka shprehur dëshirën të jetë pjesë e një skuadre e cila lufton për fitimin e titujve dhe duke qenë se me ‘’ Spursat ‘’ ende nuk e ka arritur objektivin , pretendentët e tij automatikisht shëndërrohen në favoritë për ta larguar nga ‘’ White Hart Lane ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy