Pas 8 fitoreve radhazi, Napoli është ndalur në kampionat, teksa ditën e sotme nuk ka shkuar më shumë se barazimi pa gola ndaj Romës.
Në “Olimpico”, u zhvillua një sfidë shumë e bukur, e luftuar nga të dyja ekipet që kërkuan me ngul golin. Megjithatë pavarësisht tentativave të shumta, asnjëra skuadër nuk ia doli ta dërgojë topin në rrjetë.
Të kaltrit tashmë marrin sërish kryesimin e renditjes, por këtë herë e ndajnë vendin e parë me Milanin, me nga 25 pikë, ndërsa Roma mban vendin e katërt me 16 pikë.



