
Liverpool është me një këmbë në finalen e Champions League, teksa mposhti ditën e sotme Villarreal me rezultatin 2-0.
Skuadra e Klopp u shfaq dominuese në shtëpi, duke mos e diskutuar fitoren për asnjë moment. Një autogol i Estupinan në minutën e 53 dhe Mane në minutën e 55, i dhanë fitoren Liverpool.
Anglezët shkojnë të qetë në ndeshjen e kthimit, ku iu mjafton edhe një barazim për të shkuar në finale.



