
Ditët e fundit Juventusi e ka shkëptur disi fokusin nga Superliga e Europës dhe ka përveshur mëngët drejt objektivit madhor. Ideja e përsëritjes së suksesit vijon të marrë formë me operacionet bombastike që ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ ka menduar . Sezoni për bardhezinjtë akoma nuk ka përfunduar nëse i referohemi titujve të rinj në vitrinë sepse i mbetet për të luajtur finalen e kupës kundër një rivali të rrezikshëm si Atalanta . Ulja e Andrea Pirlos në stol i ka lënë disi të zhgënjyer dominuesit e Calcios sepse akoma nuk ka reflektuar si duhet planin e tij .
Situata e përkeqësuar në kampin bardhezi ka vënë në qendër të merkatos së ardhshme emrat e Cristiano Ronaldos dhe Paulo Dybalas destinacioni i të cilëve lidhet me skuadra me emër . Për luzitanin flitet një rikthim i mundshëm tek dashuria e vjetër Manchester United ndërsa Paulo Dybala me shumë gjasa do të bëjë gati valixhet për në ‘’ Parque De Prince ‘’. Edhe pse ky informacion nuk është plotësisht i sigurtë Juventusi ka preferuar të mos ngelë në prapavijë dhe ka zgjedhur Olivier Giroud .
Sipas ‘’ Todofichajes ‘’ juventinët kanë marrë ‘’ Ok ‘’ e sulmuesit francez të cilit eksperienca me Chelsean i përfundon në qershor dhe palët në fjalë nuk kanë iniciuar tentativat për rinovimin e kontratës. Prezenca e 34 vjeçarit pritet ti japë një avantazh sulmit të Juventusit sepse është një lojtar shumë efikas . Një aspekt që i krijon një qetësi absolute Andrea Pirlos është refuzimi i ofertës së Lazios nga golashënuesi i cili këtë sezon ka shënuar 11 gola në 27 takime me ‘’ Blutë e Londrës ‘’.



