
Mosrinovimi i kontratës me Romën, e ka vënë në pikpyetje të ardhmen e Paulo Dybalas në ‘’ Olimpico ‘’.
Kjo situatë është përforcuar edhe nga largimi i Jose Mourinhos, i cili e ka vlerësuar gjithmonë argjentinasin, për të cilin Tottenham Hotspuri dhe Atletico Madridi do të masin forcat.
Drejtuesit e ‘’ Gjelave të Londrës ‘’ dhe ato të ‘’ Los Colchoneros ‘’ janë shprehur të gatshëm të paguajnë klauzolën e prishjes së kontratës me ‘’ Verdhekuqtë ‘’ e cila i arrin 12 milionë eurot.
Ndërkohë, për kryeqytetasit do të ishte një humbje e madhe për arsye se 30 vjeçari ka rezultuar një ndër më të mirët në sezonet e fundit.
Mbetet për tu parë reagimi i golashënuesit nga Kordoba në lidhje me interesin e anglezëve dhe spanjollëve, dy skuadra cilësore në kampionatet respektive dhe më gjerë.
Gjithashtu, duhet kujtuar se në sezonin aktual ‘’ La Joya ‘’ ka shënuar vetëm 6 gola në 18 sfidat e zhvilluara, shumë pak për një lojtar të kalibrit të tillë.
Ditët e mbetura të merkatos mund të jenë përcaktuese për të filluar një tjetër eksperiencë larg Serisë A, në Premier League ose ndoshta në La Liga.



