
Trajneri i Egnatias, Zekerija Ramadani mund të rikthehet në Kosovë, aty ku fitoi 3 tituj kampion me skuadra të ndryshme.
Sipas asaj që raportojnë mediat kosovare, Ramadani pritet të marrë drejtimin e Gjilanit. Drejtuesit e këtyre te fundit, thuhet se kanë kontaktuar trajnerin shkupjan.
Fillimisht Ramadani do të qëndrojë tek Egnatia të paktën deri në fund të kampionatit, më pas mund të diskutojë për një kalim të mundshëm te Gjilani.



