Starova: Kukësi e meritonte stadiumin e ri

Starova: Kukësi e meritonte stadiumin e ri

Drejtori i Teutës, Sulejman Starova, në emisionin “Skaner” në MCN TV, u shpreh se Kukësi e meritonte një stadium të ri, për atë që kanë treguar në 10 vitet e fundit.

Stadiumin e Kukësit, Starova e quajti si veprën e pestë madhore për futbollin shqiptar.

Kukësi e meritonte një stadium të ri. Duke iu referuar 10 viteve të fundit, një skuadër që nuk ka pasur shumë traditë në futboll, por në një kohë rekord është bërë skuadër e elitës. Mjafton të kujtojmë rezultatin kur shkuan në “play off”, që u eliminua nga Trabzonspor.

Bashkë me shtëpinë e futbollit, ky stadium është vepra e pestë madhore. Me shumë mundësi do të vazhdojë ky investim. Pas një kohe me Superioren, futbolli shqiptar do të ketë nevojë për fidanishten e Superligës, që është Kategoria e Parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy