
Opsionet e Real Madridit në lidhje me stolin sa vinë e shtohen me kalimin e ditëve .
Këtë herë pjesë e planeve të ‘’ Los Merengues ‘’ është bërë edhe Mikel Arteta , trainer që po impresionon në këtë sezon me Arsenalin , ekip i cili është drejt fitimit për herë të 14-të të Premier Leagues.
Puna e spanjollit është vlerësuar maksimalisht nga Florentino Perezi, prioriteti i të cilit është transferimi në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ i një traineri të sukeseshëm.
Sipas ‘ The Mirror ‘ , ‘’ Topchinjtë ‘’ janë fokusuar tek Roberto de Zerbi, trainer që po shkëlqen tek Brightoni, skuadër e cila ka arritur deri në gjysëmfinalen e Fa Cup dhe është afër pjesmarrjes në Europë në sezonin e ardhshëm .
Si lojtar,43 vjeçari ishte produkt i akademisë së Milanit dhe më pas u aktivizua dhe me Napolin ndër të tjera , ndërsa gjatë eksperiencës si trainer ka drejtuar ekipe si Palermo apo Sassuolo, pa harruar as Shakhtar Donetsk , skuadër me të cilën provoi veten edhe në Champions League.



