Xhixho: Broja duhet trajtuar ndryshe, Duka e vuri në siklet Rejën (VIDEO)

Xhixho: Broja duhet trajtuar ndryshe, Duka e vuri në siklet Rejën (VIDEO)

Gazetari i sportit, Pano Xhixho ka folur pas shortit të Shqipërisë në Ligën e Kombeve, ku tha se kuqezinjtë kanë përballë kundërshtarë të kalueshëm.

Në edicionin e lajmeve në MCN TV, Xhixho tha se presidenti i FSHF, Armand Duka e vuri në siklet trajnerin Edoardo Reja, duke i thënë se në të kaluarën Shqipëria i ka mposhtur të gjithë kundërshtarët që kemi tani në Ligën e Kombeve.

“Duke parë rivalët, mund të them që janë kundërshtarë që Shqipëria mund t’i kalojë. Rusia ndoshta ka diçka më shumë se të tjerët.

Si trajneri Reja si dhe presidenti Duka, kanë qenë optimistë për skuadrat rivale. Fillojmë kompeticionin në qershor dhe brenda pak ditëve kemi 4 ndeshje. Këto ngjeshje të këtij kompeticioni, për Rejën ishin problematike, pasi në qershor lojtarët janë në fund të sezonit.

Duka e ka vënë në siklet Rejën, duke i thënë se të gjithë këto kundërshtarë i kemi mposhtur dhe tani do duket sa i mirë është italiani.”

Më tej ai foli edhe për yllin e Kombëtares kuqezi, Armando Broja, për të cilin tha se duhet trajtuar ndryshe, për aftësitë që ka dhe shtoi se Reja gaboi që foli publikisht për pakënaqësitë që ka për lojtarin.

“Debati më i madh është për Armando Brojën. Ai po bëhet lojtari më i rëndësishëm i Shqipërisë në këto momente. Një nga lojtarët që Chelsea do të donte ta rikthejë menjëherë në skuadër. Reja për herë të parë e tha që Broja duhet të ketë sjellje tjetër jashtë fushe.

Ne kemi një xhevahir si Broja dhe ta ndërtojmë ekipin me të. Lojtarët cilësorë duhet të trajtohen mirë nga trajneri. Ky i fundit nuk duhet të shfaqi hapur pakënaqësitë ndaj Brojës.

Duke qenë se Broja në ndeshjet që u aktivizua, shënoi golat deçizivë ndaj Hungarisë. Kur flitet për elemente cilësorë, ata duhen trajtuar ndryshe.”

Xhixho theksoi se objektivi i Shqipërisë në këtë edicion të Ligës së Kombeve, është të krijojë skuadër me lojtarë të rinj, për të qenë gati për Europianin e 2024.

“Është e vështirë që ne gazetarët të presim faturën e ndonjë lojtari në Kombëtare. Janë disa lojtarë që nuk aktivizohen dhe janë të mëdhenj në moshë. Shqipëria duhet të përgatisë një skuadër të re dhe me elementë të rinj. Objektivi jonë maksimal është faza finale e Europianit dhe prandaj na duhen lojtarë të rinj.”, u shpreh Xhixho.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy