
Trajneri i Interit, Simone Inzaghi nuk dorëzohet për titullin kampion, ndonëse skuadra e tij ndodhet dy pikë pas Milanit kryesues, 1 javë para fundit.
Duke folur për mediat italiane, Inzaghi u shpreh se ka ende besim për trofeun, duke kujtuar se e ka fituar njëherë, kur ishte në pozita të njëjta.
Do të jetë një javë e fundit e hapur në të gjitha frontet, besoj se të gjithë do të argëtohen. Në Udine dhe Cagliari jemi përballur në transfertë me dy skuadra të vështira duke luajtur pas Milanit dhe megjithatë kemi fituar.
Duam të luajmë shanset tona deri në fund. Duhet një fitore e jona dhe një humbje e Milanit. Unë e kam fituar një titull kur isha dy pikë pas Juventusit, por ata humbën ndaj Perugias. Në futboll nuk duhet kurrë të dorëzohesh, këtë gjë e kemi treguar gjithmonë.



