Alexandros Kouros pritet të vazhdojë karrierën në Qipro. Mbrojtësi u largua nga Teuta në fund të sezonit dhe tashmë po përgatitet për një aventurë të re.
Sipas asaj që raportojnë mediat greke, lojtari është në bisedime të avancuara me skuadrën e Paeek, që sezonin e ardhshëm do të militojë në elitën e futbollit qipriot.
Kouros është shumë afër akordit me skuadrën e njohur dhe në ditët e ardhshme pritet të mbyllet gjithçka.Përveç Paeek, për mbrojtësin 27-vjeçar kanë shfaqur interes edhe disa skuadra të tjera, por duket se ai do të vazhdojë karrierën në kampionatin qipriot.



