Luis Suarez vendos të ardhmen

Luis Suarez vendos të ardhmen

Ashtu siç pritej, në orët e fundit Luis Suarez e ka vendosur destinacionin e ardhshëm në karrierë.

Uruguajani do ti bashkohet Inter Miamit, aty ku do të gjejë ish shokët e tij tek Barcelona si Lionel Messin , Sergio Busquets dhe Jordi Alban.

Edhe pse lajmi ende nuk është zyrtarizuar , ‘’ El Pistolero ‘’ pritet të vihet nën urdhërat e Gerardo Martinos shumë shpejt, prezenca e të cilit me siguri do ti japë avantazhe sulmit të amerikanëve.

Sigurisht ky lajm ka shkaktuar entuziazëm tek ekipi i lideruar nga David Beckham, i cili po shijon frytet e investimit të tij ndër vite, me transferimin e lojtarëve të elitës, të cilët fituan gjithçka në Europë në të kaluarën.

Me Lionel Messin, para pak kohësh Inter Miami e fitoi Kupën e Ligës dhe pretendimi i drejtuesve është shtimi i trofeve në vitrinë.

Gjatë eksperiencës së fundit me Gremion e Porto Alegres, 36 vjeçari arriti ta fitojë Kampionatin dhe Kupën, sukses i shoqëruar me 29 gola dhe 18 asiste në 54 sfida, duke e treguar se pavarësisht moshës mbetet një sulmues tejet i rrezikshëm në metrat e fundit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy