
Qartësia e Barcelonës në lidhje me transferimin e mbrojtësit Eric Garcia në ‘’ Camp Nou ‘’ nuk ka nevojë për koment . Katalanasit janë shumë afër blerjes së spanjollit , negociata që mendohet se do të finalizohen për çështje ditësh . 20 vjeçari i Manchester City-t shikohet si zëvëndësuesi ideal i Gerard Piques dhe ‘’ Los Cules ‘’ janë koshientë se gjithçka duhet të marrë fund shumë shpejt për të mos hasur ndonjë surprizë gjatë rrugës . Siç është publikuar edhe nga ‘’ Sport ‘’ talenti i ish kampiones së trefishtë ka theksuar se është i gatshëm të hedhë këtë hap në karrierë .
Në propozimin e bërë nga kuq e blutë duhet të theksohet se këta të fundit i kanë bërë një ofertë më inferiore në krahasim me atë të merkatos së janarit por risia e saj është se në të do të përfshihen disa variante që në plan të parë do të pranohen nga mbrojtësi me origjinë nga Martorell dhe kështu do të shënojë nisjen e një etape të re në karrierë me një skuadër që pretendon me çdo kusht të rikthehet në majat e futbollit europian por edhe më gjerë . Optimizmi i Barcelonës në lidhje me nënshkrimin e Eric Garcias mbetet i paluhatur dhe ia shton urinë për ti hedhur hapat e fundit drejt finalizimit të tij me një motivim më të madh .
Një ndër objektivat kryesorë të Joan Laportas me rikthimin në presidencë ishte një merkato produktive për të respektuar në njëfarë mënyrë emrin e këtij insitucioni dhe për ta ripozicionuar aty ku duhet në të ardhmen . Efikasiteti i munguar nën urdhërat e trainerit që i dërgoi ‘’ Blaugranët ‘’ në majat e futbollit nuk mund të konceptohet ndryshe veçse shënimi i fundit të një eksperience të hidhur drejt një tjetre që me siguri do ti shkaktojë buzëqeshje të pafundme Eric Garcia-s . Statistikat prej 10 ndeshjesh me bluzën e ‘’ Qytetarëve ‘’ padyshim do të mbeten pjesë e së tashmes sepse potenciali që e karakterizon spanjollin do të dominojë këtë fakt negativ në të ardhmen brilante që e pret .



