
Ecuria shumë e mirë e Rafael Leaos, një referent në sulmin e Milanit po i siguron pretendentë cilësorë me kalimin e kohës.
Portugezi prej gjashtë sezonesh aktivizohet në rradhët e italianëve, për të cilin Paris St Germain dhe Barcelona do të zhvillojnë një supersfidë.
Gjithsesi, momentalisht ‘’ Les Pariziens ‘’ duken më të avantazhuar për 25 vjeçarin, një ndër më të mirët në kontinentin e vjetër.
Siç dihet presidenti Nasser Al Khelaifi vijon të ëndërrojë fitimin e Champions Leagues por fillimisht duhet të investojë për të transferuar lojtarët më të spikatur në ‘’ Parque de Prince ‘’.
Ndërkohë, edhe Barcelona do të këmbngulë deri në fund për ishi-n e Sporting Lisbonës, pavarësisht se nuk mund të përballet me fituesit në fuqi të Ligue 1 në aspektin ekonomik.
Teknika dhe shpejtësia janë dy cilësi që spikasin tek Rafael Leao, për të cilin numri një i kuq e bluve po e përgatit ofertën.
Ylli i ‘’ Djallit ‘’ deri më tani ka arritur të kontribojë me 1 gol dhe 5 asiste në 13 sfida dhe në secilën prej tyre ka influencuar në mbarëvajtjen e skuadrës.



