Liam Delap në radarët e Real Madridit

Liam Delap në radarët e Real Madridit

Insistimi i Real Madridit për tu përforcuar në vigjilie të sezonit pasardhës nuk ka të ndalur .Këtë herë vëmendja e ‘’ Galaktikëve ‘’ është përqendruar tek  mesfushori i Manchester City-t Liam Delap. 18 vjeçari i talentuar ka ditur ti ngjisë shkallët në mënyrën e duhur  dhe është shëndërruar në një yll i kategorive inferiore tek bardhekaltërit .

20 golat e shënuar  gjatë sezonit aktual  konsiderohen një element përcaktues për të ardhmen  .  Megjithatë interesi i gjigandëve spanjollë nuk është i vetmi për  Liam Delap sepse  Manchester United dhe Borussia Dortmund i kanë shpallur kandidaturën kryeqytetasve për ta transferuar në gjirin e tyre .

Por ashtu siç ndodh rëndomtë lojtarë të një kalibri të tillë  analizohen në perfeksion nga trainerët e tyre respektive dhe në rastin konkret  Pep Guardiola ka deklaruar se nuk ka ndërmend t’ia lërë rrugën të lirë ‘’ The Red Devilsave ‘’ dhe ‘’ Verdhezinvje ‘’ për të rrëmbyer pilarin e të ardhmes në skemat e tij .  Gjithsesi  sipas të famshmes britanike ‘’ Daily Mail ‘’ një aspekt që në plan të parë mund të favorizojë sidomos ‘’ Los Blancos ‘’ është emri dhe historia e mrekullueshme e tyre në arenën europiane  por edhe më gjerë  pa lënë në harresë Borussia Dortmund që mbetet një skuadër shumë simpaktike e kontinentit të vjetër .

Interesi i tyre do të jetë një çështje me një rëndësi të madhe në muajt vijues tek ‘’ The Citiziens  ‘’ sepse duhet ti bëjnë  mirë llogaritë  për Liam Delap sepse në të kundërt do të fuqizonin automatikisht dy nga kundershtarët më interesante në lidhje me kompeticionin më prestigjoz europian siç është Uefa Champions League .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy