Digne , me pretendentë në Serinë A

Digne , me pretendentë në Serinë A

 Mosmarrëveshjet e shpeshta të mbrojtësit Lucas Digne dhe Rafael Benitezit duket se do të marrin fund së shpejti. Evertoni është përgatitur për këtë moment dhe ka vendosur  të jetë në anën e trainerit spanjoll , fakt që e ndihmon largimin e francezit nga ‘’ Goodison Park ‘’ për të cilin ka trokitur në derë Seria A . 

28 vjeçari ka fituar një rol protagonisti absolut tek  anglezët por pas këtij momenti kritik parashikohet se e ardhmja do të marrë një tjetër rrjedhë  dhe sipas ‘ la Gazzetta dello Sport ‘ Interi  do të tentojë përsëri transferimin e Lucas Digne në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ për ti dhënë  shkelmin definitiv zhgënjimeve të së kaluarës së këtij lojtari . 

Megjithatë zikaltërit duhet të maten mirë dhe të jenë efektivë gjatë bisedimeve me ishi-n e Barcelonës sepse Napoli është pas dere dhe në çdo moment mund ti parakalojë  kampionët në fuqi të Serisë A . 

Për Luciano Spalletin kalimi i ishi-t të Barcelonës në ‘’ Diego Armando Maradona ‘’ do të ishte një frymëmarrje  për arsye se me eksperiencën e akumuluar në Premier League mund të shëndërrohet në një pikë referuese në mbrojtjen e ‘’ Azurrëve ‘’ por edhe Interi do të ketë shumë shanse sepse pavarësisht emrit po shijon një aktualitet tepër entuziazmues dhe mund të rezultojë bindës për çdo lojtar të elitës .  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy