Barça fiton me manita ndaj Las Palmas

Barça fiton me manita ndaj Las Palmas

Skuadra e Barcelonës ka shkatëruar Las Palmasin në javën e 18-të La Ligës. Kampionët në fuqi rigjejn buzëqeshjen në kampionat duke korrur suksesin e parë për vitin 2017. Blaugranat e drejtuar nga Luis Enrique, mposhtën 5-­0 Las Palmasin në duelin e dytë të javës së 18­-të, e parafundit për gjysmën e parë të La Ligës.

Festivalin e golave në “Kamp Nou” e çeli Luis Suarez në minutën e 14­ të, ndërsa spektakli blaugrana vijoi pas pushimit. Leo Mesi dyfishoi në të 52-­n, Luis Suarez plotësoi dopietën personale në të 57­-n dhe Arda Turan bëri “poker” dy minuta më pas. Festës iu bashkua edhe Aleks Vidal me golin që vulosi “manitan” e Barçës dhjetë minuta para fundit të kohës së rregullt. Me këtë triumf ekipi i Luis Enrikes parakalon përkohësisht Seviljen në vend të dytë, ­2 nga Reali i Madridit që ka për të luajtur dy ndeshje më shumë.

Pikërisht Sevilja dhe Reali do të ndeshen mes tyre të dielën në orën 20:45. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy