
Cështja ‘’ Haaland ‘’ vijon të jetë problematika kryesore e Borussia Dortmundit . Norvegjezi mbetet prioritet i të mëdhave por ‘’ Verdhezinjtë ‘’ janë kundërpërgjigjur çdo moment duke tentuar qëndrimin e norvegjezit në ‘’ Signal Iduna Park ‘’ sepse pa të zor se mund të ishin në këtë stad. Real Madridi, City , Chelsea dhe Parisi i kanë shtuar përpjekjet dhe po presin për ti hapur derën golashënuesit .
Sigurisht ky aspekt ka të bëjë me shansin e fitimit të trofeve dhe 21 vjeçari garanton shumë gola gjatë sezoneve .
Ashtu siç do të vepronte çdo klub , drejtori sportiv Sebastian Kehl së fundmi gjatë një deklarate ka dhënë opinionin mbi këtë çështje jetike për ofensivën e gjermanëve duke thënë se shpreson në qëndrimin e sulmuesit nga Leedsi në Dortmund për ti ardhur në ndihmë kësaj skuadre në rrugën drejt trofeve . Por fatkeqësisht koha e mbetur e 2021-shit nuk do të shijohet nga bisha e sulmit për shkak të një dëmtimi dhe Edin Terzic duhet të gjejë alternativat e duhura për të përballur sfidat e rradhës .
Në lidhje me këtë aspekt Sebastian Kehl ka deklaruar :
“ Po bëjmë çdo gjë për të siguruar qëndrimin e Erling këtu . Ai është një lojtar determinant dhe besoj se mund të arrijmë në një akord të përbashkët . Projektit tonë i nevojitet ky lojtar sepse do të na ndihmojë për të arritur sukseset ‘’ , ishin këto fjalët e ish mesfushorit .
Pavarësisht dëshirës së Dortmundit , duhet theksuar se klauzola e prishjes së kontratës së Haaland do të jetë vetëm 75 milionë euro duke filluar nga vera e ardhshme dhe ky fakt mund ta ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve .
10 ndeshjet e para nordiku ka kontribuar me 13 gola dhe 3 asiste por duke e ditur se është një rekordmen , këto statistika pritet të kenë një tjetër histori deri në fundin e sezonit.



