Jordi Alba kërkon të qëndrojë te Barcelona: Jam i gatshëm të ul pagën për rinovimin

Jordi Alba kërkon të qëndrojë te Barcelona: Jam i gatshëm të ul pagën për rinovimin

Jordi Alba, është pjesë e Barcelonës nga viti 2012 dhe dëshira e tij është të vazhdojë karrierën te katalanasit.

Ndonëse ka humbur vendin e titullarit, mbrojtësi i majtë, është gati të rinovojë me klubin spanjoll.

Do të qëndrojë këtu deri vitin e ardhshëm, pasi mendoj se jam ende në nivel të mirë. Është e vërtetë që nuk po luaj çdo ndeshje, por përpiqem të jap më të mirën kur kanë nevojë për mua.

Kur nuk luaj, unë përpiqem të ndihmoj shokët e skuadrës duke i mbështetur nga pankina. Është shumë e rëndësishme t’i ndihmoj, të jem me shokët e mi dhe t’i këshilloj. Kjo është pozitive dhe më ndihmon.

Në një prononcim të dhënë së fundmi, Alba u shpreh se është i gatshëm të ulë pagën e tij nëse kjo i kërkohet për të rinovuar kontratën.

Në fillim nuk e kisha të lehtë faktin që nuk po luaja gjithmonë, por tani jam i qetë dhe mirë mendërisht. Jam edhe i motivuar.

Rinovimi? Nëse do më kërkojnë të ul pagën për të firmosur kontratën e re, atëherë do e bëj. Gjithmonë kam dhënë ndihmën time kur më është kërkuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy