Spalletti drejt largimit, Napoli nis kontaktet me trajnerin Benitez

Spalletti drejt largimit, Napoli nis kontaktet me trajnerin Benitez

Lajmi se trajneri Luciano Spalletti po mendon dorëheqjen nga drejtimi i Napolit, bëri bujë të madhe këtë të premte.

Duket se gjithçka është e vërtetë dhe te Napoli kanë filluar të mendojnë për zëvendësuesin. Sipas raportimeve të fundit nga Italia, thuhet se drejtuesit kanë kontaktuar me trajnerin Rafa Benitez.

Ky i fundit është i papunë pas largimit nga Everton në janar dhe është i gatshëm të pranojë të marrë drejtimin e kampionëve të Italisë.

Spalletti fitoi titullin kampion me Napolin, pas 33 viteve pritje, por duket se marrëdhënia me presidentin De Laurentiis, nuk është e mirë, çka e konfirmon edhe firma e rinovimit që nuk po vjen. Për këtë arsye, thuhet se italiani ka menduar të japë dorëheqjen nga drejtimi i skuadrës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy