Finalja e titullit kampion, përcaktohet ndarja e tribunave për tifozët e Partizanit dhe Egnatias

Finalja e titullit kampion, përcaktohet ndarja e tribunave për tifozët e Partizanit dhe Egnatias

Të dielën e 26 majit, do të luhet finalja e madhe për titullin kampion, mes Egnatias dhe Partizanit. Kjo përballje do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në kryeqytet dhe interesi i tifozëve, prite të jetë i lartë.

FSHF si organizatore e ndeshjeve të “Final Four” ka përcaktuar edhe ndarjen e tribunave për tifozët në finalen e madhe të 26 majit, Partizani – Egnatia.

Në sektorin N do të vendosen tifozët e Partizanit, ndërsa sektori S është i rezervuar për tifozët e Egnatias. Në tribunën kryesor, sektorët W 101, W 102 dhe W 103 janë në dispozicion të tifozëve të Partizanit, ndërsa në sektorët W 105, W 106 dhe W 107 do të vendosen tifozët e Egnatias.

Të gjitha tribunat e tjera në stadiumin “Air Albania” do të jenë në dispozicion të tifozëve të dyja skuadrave dhe për të gjithë futbolldashësit e kampionatit shqiptar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy