
Një ndër objektivat e Paris St Germain në merkaton e verës do të jetë pa dyshim transferimi i talentëve , të cilët pritet të jenë përfaqësuesit e francezëve në të ardhmen.
‘’ Les Pariziens ‘’ janë ndërtuar për të shkaktuar risi në futboll dhe prej vitesh një pjesë të suksesit e kanë arritur duke qenë se në Francë vijojnë të dominojnë .
Objektivi i rradhës i kampionëve në fuqi të Ligue 1 sipas ‘ RMC Sport ‘ është Rafa Marin , pjesë e Real Madrid Castilla.
Mbrojtësi ka treguar shumë personalitet në prapavijë dhe gjatë çdo ndeshje po i jep provat se e pret një e ardhme e ndritur në kontinentin e vjetër.
Kontrata e 20 vjeçarit me ‘’ Galaktikët ‘’ merr fund në 30 qershorin e 2024-tës dhe parizienët e kanë marrë shumë seriozisht këtë çështje , madje duke i siguruar një rrogë më të mirë dhe gjithashtu aktivizimin në ekipin e parë.
Këto dy aspekte parashikohet se do ta favorizojnë transferimin e Rafa Marin nga ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ në ‘’ Parque de Prince ‘’ por duhet pritur edhe reagimi i madrilenëve , duke patur parasysh se Paris St Germain konsiderohet një ndër rivalët më të vështirë për fitimin e Champions Leagues , edhe pse në vitet e fundit nuk i kanë bërë dot ballë furisë dhe eksperiencës së ‘’ Los Merengues ‘’.



