
Ecuria e mrekullueshme me Atalantën e ka shëndërruar Isak Hien në objektivin e Atletico Madridit.
Suedezi konsiderohet i pazëvëndësueshëm nga traineri Gian Piero Gasperini, i cili e ka ndryshuar totalisht të ashtuquajturën ‘’ La Dean ‘’.
Nordiku shquhet si një mbrojtës shumë potent, në të shumtat e rasteve fitues në dyluftimet në ajër.
Traineri Diego Simeone ka vënë re disa ulje-ngritje në prapavijë në fazën e parë të sezonit, tek kjo skuadër e cila gjithmonë është shquar si shumë solide në këtë repart.
Gjithashtu 25 vjeçari është një lojtar shumë i shpejtë dhe e përdor shumë mirë topin, kualitete të cilat e bëjnë edhe me të preferuar nga ekipet e elitës.

Nën drejtimin e ‘’ El Cholos ‘’ faktikisht Atletico Madridi ka spikatur, sidomos në repartin defensiv dhe pritet që në vijimësi negociatat të startojnë ndërmjet drejtuesve të zikaltërve dhe atyre të ‘’ Los Colchoneros ‘’ në lidhje me Isak Hien.
Momentalisht ishi i Veronas përfshihet në rangun e më të mirëve të Europës, fakt i mjaftueshëm për të tërhequr vëmëndjen e ekipeve me emër.
Sezoni aktual për ‘’ Los Rojiblancos ‘’ po tregon se janë rikthyer edhe më të fortë, të cilët kryesojnë tabelën me 41 pikë pas 18 sfidave, 1 pikë diferencë nga Real Madridi.



